Një ligjëratë që trajtonte temën e financimit të bizneseve të reja është mbajtur me profesorin Eugen Musta nga Shqipëria, për studentët e nivelit master të Fakultetit Ekonomik.
Gjatë ligjëratës ata janë njoftuar se si bizneset e reja mund të shfrytëzojnë format e ndryshme të financimit.
Musta sqaroi investimet e kompanive gjigante si Google dhe Facebook, duke u fokusuar në shitjen e aksioneve për publikun si mënyrë për të gjeneruar fonde dhe për të përgatitur oferta të reja.
Studentët parashtruan pyetje rreth mundësive që ekzistojnë për praktikimin e këtyre metodave mes Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe për çështje tjera që ndërlidhen me financim të bizneseve në përgjithësi.