Profesori nga Gjermania, Gerhard Rotting, para studentëve të Kolegjit AAB, mbajti një ligjëratë, i cili foli për ngjarjevet e fundit që kanë shkaktuar turbulenca në Evropë dhe Kosovë.
Prof. Rotting tha se po jetojmë në një kohë me ndryshime të shpejta,e ne duhet t’u përshtatemi atyre, sepse ky ndryshim që po ndodh shumë shpejt sjell edhe fenomene të ndryshme.“Çdo herë kur bisedoj me njerëz i pyes se ky ndryshim a do ta prekë edhe Kosovën. Për ne, pra për Perëndimin, Kosova është pjesë e globalizmit dhe qëllimi e perspektiva jonë për Kosovën është që Kosova të mos ikën prej binarëve ku ka trasuar rrugën e vet, për të cilën rrugë kemi punuar dhe jemi pranë saj, prandaj ne Kosovën duhet ta kemi në gjirin tonë në gjirin e Evropës”.
Sipas tij, qëllimi i Evropës është të ketë njerëz profesional, duke shtuar se tri gjëra janë të rëndësishme për rininë:“ Të jemi në krye të punës, që t’i themi Evropës duam ndryshime, jemi pro ndryshimeve, ndryshimi është ardhmëria dhe në fund ne kemi ndryshuar në shpirt dhe kjo është ardhmëria e Evropës”.
Në fund të ligjëratës pati edhe një debat, ku studentët e Kolegjit AAB u interesuan të dinë më shumë për këtë temë.