Profesori i AAB-së, Agron Mustafa ka qëndruar për vizitë dy ditore në Harvard Business School, pasi që është Alumni i HBS. Arsyeja e vizitës ka qenë ri-bashkimi dhe zgjerimi i rrjetit me kolegët me të vetmin qëllim të socializimit të të gjithë atyre që kanë studiuar në Shkollën e Biznesit të Harvardit.
Gjatë këtij eventi janë organizuar 25 aktivitete të ndryshme edukative, profesionale dhe shoqërore për të gjthë të pranishmit në kampusin e HBS-it. Prof. Mustafa u shpreh se përvoja nga pjesëmarrja në aktivitete të tilla është e veçantë për shkak të diversitetit të lartë të të pranishmëve duke krijuar kështu iniciativa të reja të bashkëpunimit me institucione tjera ndërkombëtare të arsimit të lartë, pjesëmarrëse në këto aktivitete.