Profesori i Kolegjit AAB, Arianit Maraj, po ndjek studimet post-doktorale në Florida Institute of Technology, si bursist i Fulbright

12 Nëntor 2018

Arianit Maraj është profesor i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB. Krahas punës së tij të palodhshme me studentët, Dr.sc. Arianit Maraj është i pandalshëm në punën e tij kërkimore shkencore që lidhet me fushën e teknologjisë.

Krahas një numri të madh të punimeve shkencore të publikuara në revistat më prstigjioze ndërkombëtare, e pjesëmarrjes në konferenca të rëndësishme shkencore, Maraj vazhdon angazhimin e tij në ngritjen profesionale të tij.

Së fundmi, profesori i Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, Dr.sc. Arianit Maraj, ka fituar bursën Fulbright nga Departamenti Amerikan i Shtetit (US Department of State) dhe Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Si staf pedagogjik i Kolegjit AAB (https://www.cies.org/grantee/arianit-maraj), prof. Maraj është duke vijuar hulumtimet shkencore për Post Doktoratë (Post doctoral Researches) për Sigurinë Kibernetike në “Faculty of Computer Sciences and Cybersecurity, Florida Institute of Technology”, Florida, USA.

Profesori Arianit Maraj është në fazën finale të përfundimit të projektit “Security and Privacy Issues of Wireless Ad-Hoc Netëorks; Case Study Kosovo”, nën mbikëqyrjen e Asoc. Prof. Marius Silaghi.

 

Share: