Profesori i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB Bujar Rushiti bashkë me prof. Carmen Dobrovie – Sorin nga Université Paris Cité, kanë botuar artikullin e tyre me titull “Distributive numerals in Albanian” në revistën “Journal of Linguistics” e shtëpisë botuese Cambridge University Press.
Artikulli propozon një qasje të re sintaksore për numërorët distributivë në gjuhën shqipe, qasje kjo që mund të adoptohet edhe për gjuhë tjera që kanë numërorë distributivë. Sipas analizës së autorëve, numërorët distributivë nuk janë semantikisht distributivë, por qëndrojnë në një marrëdhënie pajtimi (Agree) me një operator distributiv brenda domenit të tyre sintaksor.
Ky raport mes numërorit distributiv dhe operatorit distributiv është analizuar në punim përmes një mekanizmi sintaksor (Upward Agree).
Artikulli i plotë mund të lexohet këtu.