Profesori i Kolegjit AAB i ftuar në Forumin e Cetinjës 2022

19 Dhjetor 2022

Në Forumin e Cetinjës 2022, me titull “Evropa e Hapur apo Ballkani i mbyllur”, ka qenë i ftuar Prof. Dr. Bashkim Rrahmani, nga Fakulteti i Administratës Publike të Kolegjit AAB. Rrahmani, ëshë ftuar nga PEN Klubi i Malit të Zi dhe nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, në mesin e shumë intelektualëve të njohur nga Sllovenia, Kroacia, Bosnje e Hercegovinë, Mali i Zi, Serbia.

Gjatë këtij forumi, Rrahmani paraqiti një kumtesë në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga BE, si dhe për iniciativën e Ballkanit të Hapur.

Në fund të forumit u përpilua një deklaratë nga grupi punues, që do u dërgohet institucioneve ndërkombëtare, ku theksohet rreziku për destabilizim të rajonit, veçanërisht në Mal të Zi, Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë. Teksti i kësaj deklarate u aprovua nga të gjithë pjesëmarrësit, përfshirë edhe Prof. Dr. Bashkim Rrahmani.

Share: