Profesori i Kolegjit AAB Shpend Voca, shpërblehet nga Akademia e Shkencave të Republikës Çeke

21 Shkurt 2023
AAB College Professor Shpend Voca is awarded by the Academy of Sciences of the Czech Republic

Profesori i Psikologjisë Sociale në Fakultetin e Psikologjisë të Kolegjit AAB, Shpend Voca, me ekipin e LBPN-së, nën udhëheqjen e doc. Mgr. Sylvie Graf, Ph.D, janë shpërblyer me grant tre vjeçar nga Akademia e Shkencave të Republikës së Çekisë.

Ekipi i LBPN përbëhet prej hulumtuesve të universiteteve më prestigjioze të Evropës perëndimore dhe qendrore. Profesori Shpend Voca, në këtë projekt do hulumtojë temat e marrëdhënieve ndërgrupore në shoqëritë e pas-konfliktit.

Më shumë informata rreth punës së ekipit LBPN, mund të gjeni në linkun e mëposhtëm: https://www.brno-lab.eu/team.

Share: