Studentët e Fakultetit të Arkitekturës të Kolegjit AAB, sot patën rastin të ndjekin një ligjëratë speciale, nga profesori i shquar italian, Michele Montemurro, profesor asistent në Departamentin e Inxhinierisë Civile dhe Arkitekturës në Universitetin Politeknik të Barit.
Ligjërata u fokusua në temën “Format dhe karakteret e qyteteve pranë liqenit dhe bregdetit në Shqipëri – qytete sipër tokës”ku profesori Montemurro, paraqiti disa punime të projektit italian, që pritet të realizohet në disa qytet të Shqipërisë, me theks të veçantë në qytetet: Kukës, Pogradec, Sarandë si dhe Butrint.
“Qëllimi i këtij projekti është që të krijojmë qytete të reja, të industrializuara, duke analizuar llojet e tokave dhe gjenezën e tyre dhe kushtet e përshtatshme për ndërtimin e tyre”, ka thënë ai.
Prof. Montemurro foli vetëm për planin urbanistik, i cili plan është punuar nga vetë profesori në bashkëpunim me studentët tij. “Njëra nga këto punime bazë është se ne fituam planin urbanistik, ku studentët tonë vazhdojnë të punojnë në këtë plan. Këto plane urbanistike janë si rezultat i punës së studentëve italianë, të cilët njohuritë e fituara gjatë shkollimit dhe trajnimeve të ndryshme i kanë zbatuar në këtë plan”, ka thënë ai.
Profesori ka thënë se gjatë këtij projekti kemi paraqitur ide të reja, për krijimin e qyteteve të reja varësisht prej pozitës së tyre gjeografikë dhe faktorët tjerë natyrorë.
Gjatë kësaj ligjërate, profesori në detaje ka përshkruar qytetet e cekura si më lartë, duke u fokusuar në llojet e tokës së tyre, në parqet, shtrirjen e tyre rreth bregdetit.
Gjatë ligjëratës me profesorin italian, Michele Montemurro, nuk mungoi interaktiviteti dhe përfshirja e studentëve me pyetjet dhe komentet e tyre.