Profesori i Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB, Mentor Lecaj, mori pjesë në shkollën verore të organizuar nga Radboud University në Holandë, në kuadër të shkëmbimit të stafit.
Tema e diskutuar ishte “Defending the rule of law in Europe”, ku u shkëmbyen përvoja të reja ndërinstitucionale dhe metoda të avancimit në fushën e mësimdhënies dhe hulumtimeve shkencore.
Shkëmbimi i stafit akademik financohet nga programi Erasmus+, falë bashkëpunimit që Kolegji AAB gëzon me Radboud University.