Profesori Yehuda Hamovitz nga universiteti Haifa të Izraelit, është mirëpritur në një takim nga zv/rektori i Kolegjit AAB Shemsedin Vehapi dhe prorektorja Venera Llunji. Ky takim ishte i një rëndësie të veçantë pasi kishte për qëllim shënimin e një bashkëpunimi mes dy institucioneve.
Bashkëpunimi do ngërthejë shkëmbimet, mobilitetin, programe të përbashkëta, mundësi studimesh doktorale, masterklasë, trajnime, seminare, konferenca dhe takime të ndryshme akademike.