Profesori nga Universiteti Haifa të Izraelit viziton Kolegjin AAB, diskutohet për marrëveshje bashkëpunimi

26 Prill 2023
Professor from Israel's Haifa University visits AAB College, cooperation agreement is discussed

Profesori Yehuda Hamovitz nga universiteti Haifa të Izraelit, është mirëpritur në një takim nga zv/rektori i Kolegjit AAB Shemsedin Vehapi dhe prorektorja Venera Llunji. Ky takim ishte i një rëndësie të veçantë pasi kishte për qëllim shënimin e një bashkëpunimi mes dy institucioneve.

Bashkëpunimi do ngërthejë shkëmbimet, mobilitetin, programe të përbashkëta, mundësi studimesh doktorale, masterklasë, trajnime, seminare, konferenca dhe takime të ndryshme akademike.

Share: