Në kuadër të aktiviteteve akademike, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, ka mirëpritur profesorin Nysret Musliu nga Universiteti i Vjenës, i cili mbajti ligjëratë me temën “AI and Optimization for Sustainable Applications”.
Gjatë ligjëratës, profesori Musliu trajtoi rolin e inteligjencës artificiale dhe teknikave te optimizmit në zhvillimin e aplikacioneve të qëndrueshme. Ai prezantoi shembuj konkretë nga fusha të ndryshme, duke përfshirë menaxhimin e stafit, organizimin e proceseve të prodhimit si dhe reduktimin e mbeturinave ushqimore.
Në vijim, u prezantuan teknikat kryesore të optimizmit përfshirë modelimin, qasjet ekzakte dhe heuristike, si dhe përdorimin e metodave hibride.
Kjo ligjëratë u përmbyll me theksin se inteligjenca artificiale dhe optimizmi nuk janë vetëm koncepte teorike, por zgjedhje konkrete që po ndikojnë drejtpërdrejt në ndërtimin e sistemeve më efikase dhe më të qëndrueshme.


