Në kuadër të modulit ndërdisiplinor Jean Monnet “Legal Education on Gender Equality in the EU: Integrating EU Frameworks into Law Curriculum”, në Kolegjin AAB u mbajt ligjëratë me të ftuar prokuroren e shtetit, znj. Laura Pula, përfaqësuese nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Koordinatore Kombëtare për Dhunë në Familje.
Ligjërata u realizua në kuadër të lëndës “Barazia Gjinore në Kontekst Evropian”, e organizuar nga znj. Ganimete Ismajli, koordinatore e projektit dhe ligjëruese e lëndës. Gjatë kësaj ligjërate, studentët përfituan një perspektivë praktike mbi zbatimin e legjislacionit dhe sfidat në trajtimin e çështjeve të barazisë gjinore, në përputhje me standardet ndërkombëtare në sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës.
Aktiviteti theksoi rëndësinë e barazisë gjinore si një nga vlerat themelore të Bashkimit Evropian dhe nevojën për integrimin e saj në mësimdhënie, duke forcuar lidhjen ndërmjet teorisë dhe praktikës për studentët e Fakultetit Juridik dhe të Gjuhëve të Huaja. Me këtë rast, prokurorja Pula vlerësoi lart përfshirjen e kësaj lënde si të veçantë në kurrikula të Kolegji AAB, duke theksuar rëndësinë e edukimit të hershëm juridik në këtë fushë.


