Promovohet libri “Shtini n’ dhe këto fjalë” i autorit Lulzim Tafa

19 Mars 2015

Me rastin e 21 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Poezisë, të shtunën, më 21 mars 2015, me fillim në orën 12, në Qendrën Mediale Universitare AAB, do të mbahet promovimi i librit me poezi “Shtini n’ dhe këto fjalë”, i poetit Lulëzim Tafa.

Poeti Lulzim Tafa, është prezent në letërsinë shqipe për dy dekada e gjysmë, ndërsa numërohet si njëri ndër poetët më të njohur dhe më të përkthyer të letërsisë shqipe në botë. Poezitë e tij janë përkthyer në disa gjuhë të botës, si: angleze, gjermane, italiane, serbokroate, boshnjake, rumune, frënge, arabe, greke, turke, suedeze, etj. dhe janë përfshirë në disa antologji, ndërsa është shpërblyer me shumë çmime letrare.

Libri “Shtini n’ dhe këto fjalë” i Lulzim Tafës, është botuar nga Shtëpia Botuese “Faik Konica” nga Prishtina. Redaktor i librit është Nazmi Rrahmani, ndërsa recensent Agim Vinca.
Nga fusha e letërsisë, ky është libri i tij i gjashtë që sheh dritën e botimit.

Share: