Në një ceremoni që u mbajt me 27 tetor e cila shënon Ditën Kombëtare të Çekisë ishte e ftuar edhe prorektorja e Kolegjit AAB Venera Llunji.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin përfaqësuesit shtetëror, deputetët, përfaqësuesit nga shoqëria civile dhe diplomatë të huaj, të cilët u përshëndetën në fjalimin e ambasadorit çek në Kosovë z. Bohumil Mazanek dhe të kryeministrit Albin Kurti.
Prorektorja Llunji pati një bisedë me ambasadorin Mazanek të cilin e njoftoi për Kolegjin AAB, me sukseset e arritura në fushën e arsimit të lartë derisa e ftoi për bashkëbisedim dhe ligjëratë me studentët.