Prorektorja e Kolegjit AAB Venera Llunji po vazhdon takimet e rëndësishme në Universitetin Masaryk në Çeki, ku kësaj radhe është takuar me Koordinatoren e Programeve Ndërkombëtare Vera Honzikova.
Koordinatorja Honzikova merret me integrimin e studentëve të ardhur nga programi Erasmus+ të Universitetit Masaryk.
Gjatë takimit u përfshinë tema që variojnë nga programet orientuese të krijuara për të përshtatur studentët ndërkombëtarë në nuancat kulturore të shtëpisë së tyre akademike, deri te strategjitë e reja për nxitjen e bashkëpunimeve ndërkulturore midis pjesëmarrësve.
Tutje u bisedua edhe për detajet e mbështetjes logjistike, mentorimit akademik dhe për iniciativat të angazhimit të studentëve dhe të komunitetit, në mënyrë që studentët nga Kolegji AAB dhe tjerat institucione të ndjehen të mirëpritur.