Prorektorja Venera Llunji zhvillon takim me profesorin e Universitetit Lille të Francës

16 Nëntor 2023
Vice-rector Venera Llunji holds a meeting with the professor of Lille University in France

Për të diskutuar rreth vazhdimit të punës së përbashkët mes dy institucioneve lidhur me aplikimin në projektet e Erasmus+, prorektorja e Kolegjit AAB Venera Llunji ka zhvilluar takim me profesorin e Universitetit Lille të Francës, Phillippe Vaesken.

Gjithashtu në këtë takim u rishikua tërë dokumentacioni i përgatitur për aplikim dhe u fol për hapat e mëtejmë bashkë me aktivitetet që pritet të realizohen nga dy palët.

Bashkëpunimi mes Kolegjit AAB dhe Universitetit Lille vjen si rezultat i marrëveshjes me Ambasadën e Francës në Kosovë.

Share: