Doli nga shtypi përmbledhja e punimeve shkencore të prezantuara në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare organizuar nga Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Universiteti i Firencës dhe Kolegji AAB.
Konferenca shkencore me temë “Letërsia dhe Media – një perspektivë krahasuese” u mbajt në Elbasan më 19 – 20 shtator. Në të u prezantuan 30 punime të studiuesve nga Italia, Shqipëria dhe Kosova.
Në konferencë mori pjesë dekani i Fakultetit të Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë në Kolegjin AAB, dr. sc. Hasan Saliu, i cili ishte edhe anëtar i Bordit Shkencor të konferencës, dr. Ibrahim Berisha, si dhe ligjërues të tjerë të këtij fakulteti, dhe shumë studiues tjerë nga vendet bashkorganizatore të kësaj konference.
Kjo ishte konferenca e pestë me radhë ku Fakulteti i Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë i AAB-së ishte organizator, në katër vitet e fundit.