Puna praktike përgjatë semestrit përgatit studentët e Fakultetit të Muzikës në arenën kulturore

20 Prill 2022

Gjatë këtyre muajve studentët e Fakultetit të Muzikës të Kolegjit AAB në bashkëpunim me stafin akademik kanë punuar intensivisht në dizajnimin e filmit të shkurtër (Foley, ATM, ADR, Editing dhe Mixing). Në kuadër të të njejtit projekt, studentët punuan edhe lidhur me muzikën e filmit respektivisht kompozimin e muzikës për film. Me këtë rast, studentët kanë zhvilluar kreativitetin e tyre artistik dhe kjo u ka ndihmuar në avancimin e tyre profesional.

E tërë puna dhe arritja e studentëve, ndër të tjera tregon për profesionalizmin e synuar si nga studentët ashtu edhe nga stafi akademik në Kolegjin AAB.

Share: