Fakulteti i Shkencave Kompjuterike ka zhvilluar punëtorinë “Përdorimi i Git dhe GitHub”, udhëhequr nga Prof. Shasivar Rexhepi dhe studentja Vlera Murati.
Ata prezantuan procesin duke filluar nga konfigurimi fillestar i Git, krijimi i repositorëve dhe menaxhimi i branch-eve, deri te puna bashkëpunuese përmes pull request-ve dhe zgjidhja e konflikteve.
Nëpërmjet demonstrimeve praktike dhe udhëzimeve të drejtpërdrejta, pjesëmarrësit përfituan një përvojë të vlefshme që përkon me standardet profesionale të industrisë së softuerit.
Dekanati i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike theksoi rëndësinë e këtyre inciativave praktike në përgatitjen e studentëve për tregun e punës.
Kjo punëtori përbën një hap të rëndësishëm në fuqizimin e aftësive praktike dhe përforcimit të lidhjes mes teorisë dhe praktikës.


