QAPI dhe Fakulteti i Shkencave Sociale organizojnë trajnime me datat 7 dhe 8 qershor

29 Maj 2023
QAPI and the Faculty of Social Sciences organize trainings on June 7 and 8

Duke filluar nga data 7 dhe 8 qershor do organizohen trajnime për studentët e vitit të katërt nga Qendra për Aftësim Profesional dhe Inovacion dhe Fakulteti i Shkencave Sociale i Kolegjit AAB. Trajnimi është me pagesë prej 10 euro për studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB. Studentët e interesuar mund të regjistrohen për të vijuar një trajnim përmes regjistrimit elektronik që do e gjeni në web-faqe të Kolegjit AAB. Fillimisht duhet të aplikoni në linkun: https://zhps-qapi.aab-edu.net/ , më pas do pranoni email që ju njofton se aplikimi për trajnim është kryer me sukses.

Pagesat duhet të bëhen në xhirollogarinë: “QENDRA PËR AFTËSIM PROFESIONAL DHE INOVACION” në PriBank Sha. me numër 2410130500000776, me përshkrimin “pagesë për trajnim, emri dhe mbiemri”. Pagesa duhet të dorëzohet më pas si kopje fizike te zyrja e QAPI-it jo më larg se një ditë para trajnimit apo përmes emailit: [email protected] jo më larg se dy ditë para datës së trajnimit.

Për paqartësi kandidatët mund të drejtohen në adresën [email protected] dhe [email protected]

Pjesëmarrja është e limituar!

Share: