Në Qendrën e Praktikës të Kolegjit AAB është mbajtur trajnimi i radhës nga Qendra për Aftësim Profesional dhe Inovacion (QAPI) dhe Fakulteti i Shkencave Sociale në bashkëpunim me “ILG School”.
Ky trajnim fokusohej në zhvillimin profesional të thellë në temën e inteligjencës sociale dhe emocionale përmes të mësuarit të bazuar në lojë. Studentet patën mundësinë të merrnin pjesë në aktivitete që zgjeronin të kuptuarit e tyre për aftësitë e lidhura.
Trajnimi u realizua nga përfaqësueset e “ILG School”, Johanna Means udhëheqëse e departamentit parashkollor/fillor dhe gjithëpërfshirjes, Hasnije Prelvukaj-Moesman koordinatore e edukimit në komunitet dhe edukatore e moshave të hershme.