QAPI dhe stafi i “ILG School” organizojnë trajnimin e radhës me Fakultetin e Shkencave Sociale

27 Mars 2024
QAPI and the staff of "ILG School" organize the next training with the Faculty of Social Sciences

Në Qendrën e Praktikës të Kolegjit AAB është mbajtur trajnimi i radhës nga Qendra për Aftësim Profesional dhe Inovacion (QAPI) dhe Fakulteti i Shkencave Sociale në bashkëpunim me “ILG School”.

Ky trajnim fokusohej në zhvillimin profesional të thellë në temën e inteligjencës sociale dhe emocionale përmes të mësuarit të bazuar në lojë.  Studentet patën mundësinë të merrnin pjesë në aktivitete që zgjeronin të kuptuarit e tyre për aftësitë e lidhura.

Trajnimi u realizua nga përfaqësueset e “ILG School”, Johanna Means udhëheqëse e departamentit parashkollor/fillor dhe gjithëpërfshirjes, Hasnije Prelvukaj-Moesman koordinatore e edukimit në komunitet dhe edukatore e moshave të hershme.

Share: