Qendra për Aftësim Profesional dhe Inovacion (QAPI) ka zhvilluar me sukses një seri trajnimesh të dedikuara për ngritjen e kapaciteteve kërkimore dhe menaxhuese të stafit akademik, duke synuar avancimin e performancës shkencore dhe përfshirjen më të madhe në projekte ndërkombëtare.
Trajnimi “Planifikimi dhe Menaxhimi i Projekteve (Niveli Bazik)”, i udhëhequr nga prof. Erëza Mehmeti dhe Prof. Ilirjana Geci. Ky modul u fokusua në zhvillimin e ideve inovative për projekte zhvillimore, duke i pajisur pjesëmarrësit me njohuri mbi identifikimin e mundësive për bashkëpunime strategjike, si në nivel vendor ashtu edhe ndërkombëtar.
Po ashtu, u zhvillua trajnimi “Aplikimi i SPSS në Analizën e të Dhënave Shkencore”, i ligjëruar nga Prof. Arbresha Qerimi dhe Prof. Fidan Qerimi. Ky sesion përfshiu ciklin e plotë të analizës së të dhënave, duke filluar nga përgatitja teknike e tyre deri te përdorimi i metodave të avancuara statistikore. Qëllimi kryesor ishte rritja e cilësisë së hulumtimeve dhe krijimi i mundësive për publikime në revista shkencore dhe pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare.


