QAPI – Programi veror për zhvillimin profesional të personelit 2022

4 Korrik 2022

Në kuadër të Programit Veror 2022, për zhvillimin profesional të personelit, QAPI (Qendra për Aftësim Profesional dhe Inovacion), fton të gjithë të interesuarit të bëhen pjesë e trajnimeve profesionale që do të zhvillohen gjatë muajit korrik 2022, në Kolegjin AAB.

Trajnimet do të jenë njëditore (09:00-16:00) dhe do të zhvillohen në ambientet e kampusit të Kolegjit AAB në Prishtinë, ndërsa për stafin e Kolegjit AAB ofrohen pa pagesë.

Në përfundim të suksesshëm të trajnimit pjesëmarrësit do të certifikohen nga QAPI dhe Rektorati i AAB.

Certifikata u jepet vetëm kandidatëve që kryejnë të gjitha kërkesat e programit dhe që marrin pjesë në 100% të seancave gjatë ditës.

Për t’u bërë pjesë e trajnimeve ju duhet të regjistroheni në këtë link.

Numri i lejuar i pjesëmarrësve në trajnim do të jetë 24. Një kandidat nuk mund të regjistrohet në dy trajnime për të njëjtën datë.

Share: