Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës mban ligjëratë në Kolegjin AAB

5 Dhjetor 2024

Në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, ka mbajtur ligjëratë për studentët e Fakultetit të Psikologjisë në Kolegjin AAB. Tema e kësaj ligjërate ishte “Dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë”, të cilën e udhëhoqi përfaqësuesja e kësaj qendre Vjollca Pllana.

Qëllimi i ligjëratës ishte rritja e ndërgjegjësimit për efektet afatgjata të traumës së shkaktuar nga dhuna seksuale e lidhur me konfliktin, si dhe ndikimin e këtyre përvojave traumatike tek individët por edhe në tërë shoqërinë.

Përveç ligjëratës, studentët ndoqën edhe videon që tregon paraqitjen e parë publike të Venesa Sulemanit, një nga të mbijetuarat sekondare të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ku adresohet ndikimi ndërbrezor i traumës.

Share: