Me iniciativë të Qendrës për Karrierë janë organizuar kurse falas nga studentët e Fakultetit të Gjuhës Angleze për studentët e fakulteteve tjera të Kolegjit AAB. Këto kurse u mbajtën gjatë muajve shkurt deri në qershor të këtij viti, ku studentët patën rastin të kenë një eksperiencë më ndryshe në rolin e mësimdhënësit për të cilën thanë se do iu shërbej si urëlidhëse me tregun e punës. Të gjithë studentët që morën pjesë në këtë program janë certifikuar, ndërsa falënderuan dekanen dhe profesorët për mundësinë e dhënë. “Të punosh me moshatarë por edhe studentë në moshë më të madhe është sfiduese”, u shpreh Bardha Shkodra, një nga vullnetaret në këtë program.
Programi “Studenti për Studentin” u mundësua falë bashkëpunimit mes koordinatores së Qendrës për Karrierë Gresa Makolli dhe koordinatorit të këtij programi profesorit Niman Dreshaj. Ky ishte viti i parë i këtij bashkëpunimi i cili do vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.