Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale realizuan një vizitë studimore në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.
Gjatë kësaj vizite, prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Venera Llunji, u prit nga rektori Tonin Gjuraj, me të cilin diskutoi mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme akademike dhe shkencore.
Në këtë vizitë morën pjesë edhe koordinatorja e Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Drejtoresha e QAPI’t, Diana Qarkaxhija, si dhe profesor Dritan Ceka.
Delegacioni i AAB-së vizitoi ambientet e universitetit dhe mori pjesë në homazhet për ndarjen nga jeta të profesor Menduh Dërgutit, rektori i parë i këtij universiteti dhe një figurë e rëndësishme e arsimit në Shqipëri.