Të dashur studentë,
Është kënaqësi, nder dhe ndjenjë e veçantë të jesh pjesë e Kolegjit AAB, kolegjit më të madh jopublik në vend dhe rajon, me përvojë 23 vjeçare, me vizion të qartë dhe ambicioz, në përputhje me standardet evropiane, në vazhdimësi i angazhuar për rritjen e cilësisë, zhvillimit, kreativitetit, inovacionit, digjitalizimit dhe mjediseve mësimore për të ofruar programe të akredituara studimore e akademike për të orientuar studentët drejt fitimin e njohurive, aftësimit, formimit profesional dhe zhvillimit të karrierës së tyre akademike e shkencore.
Kolegji AAB si institucion i arsimit të lartë lider në vend, në vazhdimësi promovon standardet shkencore dhe kërkimore me programe multidisiplinare të akredituara në fushën e administratës publike, arkitekturës, arteve, ekonomikut, gjuhëve të huaja, juridikut, kulturës fizike dhe sportit, komunikimit masiv, shkencave kompjuterike, shkencave sociale, psikologjisë, infermierisë, radiologjisë dhe stomatologjisë.
Ne jemi të përkushtuar për të ndërtuar një kolegj modern, dinamik e koherent, i cili në qendër ka studentin, në mënyrë që ai të ndihet gjithmonë i lumtur e i plotësuar në të gjitha aspektet. Për të arritur këtë qëllim, Kolegji AAB ka ndërtuar kampuse universitare me ambiente mbresëlënëse, si; amfiteatro, laboratorë, biblioteka, administratë të digjitalizuar, salla sportive, teatro, kënde argëtuese muzikore e artistike ku studentët mësojnë, frekuentojnë, praktikojnë, argëtohen dhe krijojnë kontakte me studentët, profesorët dhe personelin administrativ.
Kolegji AAB, sot është një ndër universitetet më të kërkuara nga studentët, jo vetëm për faktin se ofron programe studimore bazuar në kërkesat e tregut të punës, por edhe për cilësinë e programeve që ofron, lirinë akademike, mundësisë që i ofron studentit për të studiuar brenda dhe jashtë vendit, qasjen e shpejtë në informacione, administratë efikase, siguri të lartë, etj. Ne synojmë të inkurajojmë në vazhdimësi arritjet dhe rezultatet e mira akademike dhe kërkimore të studentëve dhe profesorëve tanë si një proces i vazhdueshëm përmirësimi që na orienton drejt sfidave dhe mundësive të reja për zhvillim dhe ngritje akademike e profesionale.
Bashkëpunimi me universitetet vendore e ndërkombëtare, kryesisht me ato evropiane ka qenë dhe mbetët një ndër prioritetet kryesore të Kolegjit AAB. Institucioni ynë ka krijuar marrëveshje gjithëpërfshirëse me një gamë të larmishme universitetesh me vende të ndryshme, duke përfshirë fusha të ndryshme studimi dhe disiplina akademike. Këto marrëveshje shkojnë përtej fushëveprimit të Erasmus+ dhe përfshijnë nisma më të gjera bashkëpunimi dhe përfaqësojnë angazhimin tonë për të nxitur partneritetet global, duke promovuar ndërkombëtarizimin në arsim dhe kërkim, duke u ofruar studentëve dhe profesorëve tanë mundësi pasuruese për rritje akademike dhe personale në një shkallë globale. Marrëveshjet me këto institucione i shërbejnë qëllimeve të ndryshme strategjike dhe akademike të Kolegjit AAB, që synojnë nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar, promovimin e lëvizshmërisë akademike dhe rritjen e përvojave kërkimore dhe arsimore.
Së bashku, ne do të vazhdojmë të frymëzojmë, inovojmë dhe bëjmë ndryshime pozitive drejt së ardhmes.
Dr. Sc. Blerim Olluri
Rektor i Kolegjit AAB