Rektori i Kolegjit AAB Blerim Olluri dhe prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim Venera Llunji, kanë zhvilluar takim në Ambasadën e Japonisë.
Takimi u realizua me z.Yamanaka, që po përfundon mandatin si i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Japonisë, si dhe me z.Tanigaki që do vazhdojë punën në këtë pozitë.
Temat e takimit ishin rreth bashkëpunimeve të ngushta mes AAB’së dhe Ambasadës së Japonisë, përfshirë marrëveshjet e nënshkruara me dy universitete japoneze, hapësirën e dedikuar për artin dhe kulturën japoneze në AAB, por edhe për aktivitetet e radhës që do zhvillohen nga dy palët.