Rektori i Kolegjit AAB, Lulzim Tafa është shpallur fitues i sivjetmë i njërit prej çmimeve kryesore prestigjioze ndërkombëtare për letërsi “Naji Naaman 2019”, në Liban.
Çmimi “Naji Naaman” është çmimi më i lartë ndërkombëtar që ndahet në këtë shtet për krijuesit nga mbarë bota. Në njoftimin zyrtar të bërë në tri gjuhë, kryetari i jurisë ka bërë të ditur se në konkurrencë për këtë çmim kanë qenë 2386 shkrimtarë nga gjashtëdhjetë e shtatë vende të botës.
Ky është edhe një sukses i poetit kosovar, Lulzim Tafa i cili me krijimtarinë e tij ka depërtuar kudo në botë.
Tafa poezitë e të cilit po vlerësohen anë e kënd botës është njëri ndër poetët tanë më të njohur dhe me të përkthyer. Ai është përkthyer në disa gjuhë të botës përfshirë edhe gjuhën arabe si dhe është përshirë në shumë Antologji të letërsisë botërore.
Çmimi “Naji Naaman” i shtohet listës së çmimeve të shumta ndërkombëtare të Tafës, duke e bërë atë njërin prej poetëve shqiptarë me më së shumti çmime ndërkombëtare për letërsi.