Me titullin më të lartë “Doctor of Literature” është nderuar rektori i Kolegjit AAB Lulzim Tafa ndërsa mori pjesë në Kongresin Botëror të Poetëve.
Tafa ka marrë këtë titull në mesin e 8 poetëve tjerë që ka nderuar gjithashtu ky kongres.
Kongresi Botëror i Poetëve këtë radhë është zhvilluar në një anije e cila u nis nga Roma në Maltë, Greqi dhe përsëri në Itali, ku morën pjesë poetët nga mbarë bota.