Revista prestigjioze GPIR e Shtëpisë Botuese “Sage Publishing”, publikon studimin e profesorit Shpend Voca

3 Nëntor 2022

Studimi i titulluar „Vlerësimet për viktimizim ndërlidhen me gatishmërinë për të kontaktuar ish-armiqtë përmes empatisë dhe mirëbesimit“ është studim me dizajn korrelacional, i profesorit të AAB-së Shpend Voca, i cili është publikuar nga revista prestigjioze me faktor të kartë indeksimi Group Processes & Intergroup Relations (GPIR), e që botohet nga Sage Publishing.

Studimi tregon se besimi që lufta ka shkaktuar vuajtje si te anëtarët e grupit që i takojnë pjesëmarrësit ashtu edhe te ish-armiqtë nxit gatishmërinë më të madhe për të kontakuar ish-armiqtë, një aspekt shumë i rëndësishëm për ndryshime pozitive në raporte ndërgrupore në shoqëritë e pas-luftës.

Në anën tjetër, besimi se anëtarët e grupit që i takojnë pjesëmarrësit kanë vuajtur më shumë se ish-armiqtë zbeh gatishmërinë për të kontaktuar ish-armiqtë, kështu duke mbajtur të tensionuar marrëdhëniet në shoqëritë e pas-luftës.

Për më shumë, punimin mund ta lexoni në këtë link: https://journals.sagepub.com/doi/10.1177/13684302221084859

Share: