Revista shkencore ndërkombëtare “Thesis” e Kolegjit AAB, është ranguar e para në rajon për nga vlerësimi vazhdueshëm i Scientific Journal Impact Factor (SJIF). “Thesis” për vitin 2017 ka 6.48 impakt faktorin shkencor të revistës, ndërsa për vitin 2018 e ka 6.87.
SJIF bën rangimin e 21 mijë revistave në botë, duke vlerësuar sipas këtyre kritereve: cilësisë shkencore, ndërkombëtarizimit: recensionit dhe bordit ndërkombëtar, rregullshmërisë së botimit, cilësive teknike të botimit, cilësisë editoriale si dhe botimit print e online http://sjifactor.com/methodology.php
Sipas këtyre kritereve, shumë revista nuk i kanë plotësuar kriteret e vlerësimit. Thesis i ka plotësuar të gjitha këto dhe ka marrë vlerësimin më të lartë nga të gjitha revistat e rajonit.
Revista shkencore ndërkombëtare Thesis e Kolegjit AAB botohet që nga viti 2008, ka bord ndërkombëtar, me recension të dyfishtë anonim, ndërsa botohet në versionin print (ISSN: 1848-4298) dhe online (ISSN: 2623-8381) https://aab-edu.net/hulumtimet/revista-thesis/
Vlerësimi nga SJIF nuk është një vlerësim i Thomson Reuters, por asnjë revistë nga rajoni nuk ka impakt faktor nga kjo e fundit dhe për këtë arsye revistat nga rajoni për rangimin dhe vlerën e tyre u referohen platformave të tjera vlerësuese, siç janë: SJIF, GIF dhe UIF.