REVISTAT MË PRESTIGJIOZE NË BOTË TË SHKENCAVE KOMPJUTERIKE – TANI NË DUART E STUDENTËVE TË MASTERIT NË AAB

15 Tetor 2025

Studimet e fundit në shkencat kompjuterike që realizohet aktualisht në botë, tani janë në duart e stafit akademik, studentëve të masterit dhe të gjithë lexuesve e studiuesve në Kolegjin AAB. Kjo është mundësuar falë iniciativës së Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, me blerjen e të gjitha numrave të publikuar në pesë vitet e fundit të pesë revistave kryesore të botuesve Elsevier dhe Taylor & Francis.

Kjo përfshin qindra numra të plotë të publikuar në të cilat gjindet mijëra artikuj shkencorë të cilësisë më të lartë shkencore, nga revistat e mëposhtme:

Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Dr. Arben Ahmeti, tha se kjo arritje jo vetëm që përforcon pozitën akademike të Kolegjit AAB, por edhe krijon mundësi të jashtëzakonshme për studentët e nivelit master dhe për stafin akademik, të cilët tani kanë në dispozicion studimet më të fundit dhe më të rëndësishme në shkencat kompjuterike, një privilegj që deri më tani e kanë pasur vetëm universitetet më prestigjioze në botë.

Share: