Në kuadër të tetorit si Muaji i Ndërgjegjësimit mbi Shëndetin Mendor, Fakulteti i Shkencave Sociale organizoi një tryezë diskutimi me temën “Roli i psikologut dhe edukatorëve në zhvillimin optimal të fëmijëve”.
Diskutimi për rëndësinë e bashkëpunimit ndërdisiplinar
Tyreza e diskutimit u zhvillua me psikologen Mr.sc.spec. Ibelinda Halili si dhe edukatoren Gresa Krasniqi nga kopshti “Pathway”. Paneli u moderua nga dekanja e Fakultetit të Shkenca Sociale, Prof. Mimoza Kamberi, e cila theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërdisiplinar në procesin e zhvillimit të fëmijëve.
Përfshirja e studentëve dhe ndarja e përvojave
Përmes një diskutimi të hapur dhe frytshëm, të ftuarat ndanë përvojat e tyre profesionale, duke u ndalur në sfidat dhe rëndësinë e rolit të secilit profesionist në mirëqenien e fëmijës. Studentët patën mundësinë të bëjnë pyetje dhe komente, duke e bërë aktivitetin interaktiv dhe inspirues.


