Profesoresha e Fakultetit Ekonomik Rrezarta Gashi Avdiu, ka përfaqësuar Kolegjin AAB në Singapor në konferencën ndërkombëtare “FinTech 2025 – Transforming Banking & Financial Technology”, si folëse kryesore.
Ajo prezantoi temën “Women-Led FinTech: A Comparative Analysis Between the Western Balkans and Western Europe Toward Inclusive Digital Finance”, duke e bërë këtë paraqitje si arritje të rëndësishme akademike dhe profesionale.
Në prezantimin e saj, profesoresha trajtoirolin transformues të grave në krijimin e zgjidhjeve FinTech, sfidat strukturore që hasin rajonet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Perëndimore, si dhe mundësitë e reja për përfshirje financiare. Ajo theksoi rëndësinë e krijimit të urave të bashkëpunimit mes dy rajoneve për të nxitur zhvillim të qëndrueshëm dhe inovacion gjithëpërfshirës.
Pjesëmarrja e profesoreshës në këtë konferencë reflekton përkushtimin e AAB’së për standarde të larta akademike, zhvillim shkencor dhe angazhim në çështje të inovacionit dhe përfshirjes sociale.