Salih Hoda nga Dogana e Kosovës me ligjëratë speciale për studentët e Kolegjit AAB

18 Prill 2023
Salih Hoda from Kosovo Customs with a special lecture for the students of AAB College

Udhëheqësi i Sektorit të Origjinës së Mallrave në Doganën e Kosovës, Salih Hoda, ka mbajtur një ligjëratë speciale për studentët e Kolegjit AAB. Hoda ndau eksperiencën e tij shumëvjeçare me studentët, duke theksuar në veçanti aspektet që kanë të bëjnë me mundësitë e bizneseve kosovare, si dhe lehtësirat për eksportimin e produkteve kosovare në tregun e BE-së. Ai tutje diskutoi edhe rreth mundësive të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim në mes Kosovës dhe BE-së, pastaj marrëveshjet tregtare ku Kosova është palë si CEFTA.

Kjo ligjëratë u mbajt për studentët e nivelit master të Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, në kuadër të lëndës “Ligjet dhe Rregulloret Evropiane të Biznesit: Konkurrenca në Evropë II”, me profesorët Donat Rexha, Mentor Borovci, Pranvera Dalloshi dhe Bashkim Rrahmani.

Share: