Seancë stimuluese e demonstruar në laboratorin e Psikologjisë Klinike të Kolegjit AAB

7 Maj 2022

Sot, në kuadër të ligjëratës nga lënda “Bazat e psikologjisë klinike për fëmijë dhe adoleshentë” prof. Mimoza Shahini për studentët e vitit IIl ka demonstruan seancë stimuluese me ABA terapi në koordinim me studentet e nivelit master të programit “Shëndet Mendor”. Dardane Bublaku dhe Sumeja Hoxhaxhiku ishin dy protagonistet e këtij aktiviteti me qëllim të praktikës sa më të mirë të kësaj seance para studentëve.

Dardane Bublaku është terapiste ABA me përvojë më shumë se 5 vjeçare në këtë fushë dhe aktualisht është e angazhuar në “Qendrën për shërbime humane dhe zhvillim” ndërsa Sumeja Hoxhaxhiku punon me fëmijë me nevoja të veçanta si asistente me përvojë mbi 2 vjeçare.

Në Kolegjin AAB studentëve ju ofrohet zhvillim i praktikës për të gjitha teoritë të cilat mund të realizohen në aktivitete.

Share: