KOLEGJI AAB ORGANIZON SEMINARIN PËR TRAJNERËT E RINJ TË FITNESIT NË BASHKËPUNIM ME FEDERATËN E BODYBUILDINGUT & FITNESIT TË KOSOVËS

4 Nëntor 2025

Federata e Bodybuildingut & Fitnessit të Kosovës, në bashkëpunim me Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit në AAB, ka organizuar seminarin profesional për trajnerë të rinj të fitnesit.

Përmbajtja teorike dhe praktike e seminarit

Në pjesën teorike të seminarit, profesorët e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe SportitKolegjit AAB ligjëruan për pjesëmarrësit, duke ndarë njohuritë e tyre në ushtrime fizike, anatomi sportive, programim të trajnimeve dhe ushqyerje sportive.

Certifikimi i pjesëmarrësve

Trajnimet do të zgjasin katër javë rresht, gjatë të cilave pjesëmarrësit do të zhvillojnë njohuri të thelluara për metodat moderne të trajnimit në fitness dhe bodybuilding. Në përfundim të seminarit, pjesëmarrësit do të certifikohen nga Federata e Bodybuildingut & Fitnessit të Kosovës.

Share: