Ish-studentja e Kolegjit AAB në drejtimin e Gjuhës Angleze, tashmë staf akademik në Universitetin e Graz, Artiola Kajtazi, mbajti sesion informues për studentët e ciklit Bachelor dhe Master, në lidhje me shkollën verore GUSSEG, të organizuar nga Universiteti i Graz në Austri.
Kjo shkollë ofron një mundësi të shkëlqyer për pasurimin e përvojës akademike dhe ndarjen e eksperiencave me të rinj nga universitete të ndryshme.
Gjatë sesionit, studentët u informuan në detaje për procesin e aplikimit, përvojën e përgjithshme të shkollës verore dhe përfitimet nga pjesëmarrja. Artiola theksoi se iniciativa të tilla ofrojnë më shumë se zgjerime të njohurive, ato krijojnë mundësi unike për formimin e rrjeteve ndërkombëtare dhe njohjen e kulturave të ndryshme.
Artiola shpjegoi mënyrën se organizohet shkolla, duke përfshirë ligjërata, seminare dhe aktivitete të tjera, që e bëjnë atë një eksperiencë të pasur jo vetëm akademike, por edhe shoqërore.


