Mbahet sesion informues në Kolegjin AAB në kuadër të “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

10 Dhjetor 2025

Në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, në Kolegjin AAB u mbajt një sesion informues me studentët.

Në këtë sesion u diskutuan aspektet ligjore, institucionale dhe psiko-emocionale të trajtimit të rasteve të dhunës me bazë gjinore. Kjo ngjarje mblodhi përfaqësues të organizatave vendore e ndërkombëtare, ekspertë të fushës dhe studentë.

Ngjarja nisi me fjalët nga përfaqësuesit e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) dhe përfaqësuesit të UN Women, duke theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit në mesin e të rinjve dhe domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin e dhunës.

Moderator i sesionit ishte Kreshnik Gashi, i cili prezantoi qëllimin e aktivitetit, rëndësinë e trajtimit profesional të rasteve, gjatë diskutimit me panelistët: Alban Krasniqi avokat, Arrita Rezniqi menaxhere e programeve të Institutit të Kosovës për Drejtësi, Xhevahire Balaj psikologe.

Pas diskutimeve, studentët patën mundësinë të bëjnë pyetje dhe të shprehin mendimet e tyre rreth sfidave që shoqëria kosovare ende përballet në trajtimin e dhunës me bazë gjinore.

Share: