Shënohet Dita Ndërkombëtare e Privatësisë në Kolegjin AAB

27 Janar 2022

Në kuadër të aktiviteteve të shumta ditore, sot është shënuar Dita Ndërkombëtare e Privatësisë me konferencën “Privatësia në Epokën Digjitale”, si rezultat i bashkëpunimit të Kolegjit AAB, përkatësisht Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Cyber Security and Privacy.

Të pranishëm dhe pjesëmarrës në këtë konferencë ishin ekspertë ndërkombëtar dhe vendor për të shtjelluar sfidat e privatësisë në epokën digjitale. Në fjalën e tij të rastit, kryetari i Këshillit Drejtues të Kolegjit AAB, Lulzim Tafa tha se tema e konferencës së sotme është me interes dhe shumë aktuale për tu trajtuar në një ambient akademik siç është Kolegji AAB.

Ndërsa, kryesuesi i Cyber Security and Privacy, Mentor Hoxhaj u shpreh se flitet shumë mbi privatësinë dhe ruajtjen e saj, por duhet punuar shumë në aspektin e legjislacionit për këtë çeshtje.

Të pranishëm për të shënuar këtë ditë ishin edhe Ministri i Arsimit, Shkencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Jeton Shaqiri dhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje. Kjo e fundit, në cilësinë e deputetes shpalosi nga përvoja e saj e fundit lidhur me sfidat e privatësisë si dhe kërkoj insistim që një legjislacion mbi këtë dukuri të kaloj edhe nëpër kuvend të Republikës së Kosovës.

Kjo është hera e tretë që një konferencë e tillë organizohet në Kolegjin AAB.

Share: