Në kuadër të Ceremonisë përmbyllëse të projektit FSE-JM (Joint Master’s Program in Forensic Sciences Engineering), do të organizohet edhe një tryezë diskutimi me temë:
“Roli i Forenzikës në Procedurën Penale: Sfidat, Standardet dhe Perspektivat në Kosovë”
Data: 2 prill
Ora: 10h00
Vendi: Salla e Konferencave, Kati III
Kjo tryezë do të shërbejë si platformë për dialog ndërmjet akademisë, institucioneve ligjore dhe ekspertëve të fushës, duke trajtuar rolin e forenzikës në procedurën penale, standardet ndërkombëtare, sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve forenzike në Kosovë.
Ju mirëpresim!