Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK), pas përfundimit të procesit të vlerësimit të Shkollës Profesionale, Qendra Gjermane e Kompetencës (QGJK), pjesë e Kolegjit AAB, ka vlerësuar pozitivisht dhe ka akredituar 15 programe profesionale të kësaj shkolle profesionale.
E veçanta e këtij suksesi është se kjo shkollë tashmë përveç ofertës me numrin më të madh të programeve profesionale, sjell edhe programet më unike në këtë nivel shkollimi.
Programet të cilat do t’ i ofrojë Shkolla Profesionale Gjermane, Qendra Gjermane e Kompetencës, janë:
Të drejtë regjistrimi në këto programe kanë të gjithë kandidatët që kanë përfunduar shkollimin e mesëm, madje edhe nëse nuk kanë mbaruar testin e maturës. Në fund të mbarimit të programit, vijuesit do të pajisen me Certifikata të akredituara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimit, certifikata këto të cilat janë të njohura edhe ndërkombëtarisht.
Kandidatët e interesuar për këto programe të QGJK-së, mund të regjistrohen në ambientet e Kolegjit AAB, ndërsa procesi mësimor fillon nga muaji nëntor i këtij viti.
Për më shumë detaje rreth QGJK-së klikoni linkun zyrtar: http://qgjk-edu.net/