Shkrimtari Eric Faye viziton Kolegjin AAB, dhuron libra falas për studentët dhe stafin

8 Qershor 2024

Sot në këndin francez “Bistrot Montmartre” të Kolegjit AAB, ka qëndruar shkrimtari Eric Faye, i cili u mirëprit nga prorektorët Venera Llunji, Hasan Saliu, stafi dhe studentët.

Faye, gjatë kësaj vizite dhuroi një numër kopjesh të librave “Nagasaki” dhe “Parij” për të pranishimit, njëherazi edhe për bibliotekën e Kolegjit AAB.

Ai shprehu falënderimet e tij për pritjen e organizuar, ndërsa foli për lidhjen me shtetet e Ballkanit Perëndimor, raportet me shkrimtarin Ismail Kadare, vizitat e tij të shumta në Shqipëri dhe frymëzimin për librat e tij.

“Lidhja ime me Ballkanin Perëndimor ka të bëjë me një pasion, sepse kam lexuar veprat e Ismail Kadaresë dhe kam vendosur të studioj ato. Andaj sot jam i nderuar që ndodhem në Kolegjin AAB për të folur rreth librave”, tha Faye.

I pyetur nga studentët, Faye ndau detaje edhe për librat “Nagasaki” dhe “Parij”, duke thënë se njëri është inspiruar nga Japonia, si një vend me shumë interes për të dhe destinacion për udhëtimet e tij.

Ndërsa për librin “Parij”, tha se është inspiruar nga Lufta e Ftohtë, me Berlinin e ndarë në atë kohë teksa imagjinonte sikur Parisi të ishte i ndarë njësoj.

Autori Faye, me botimet e tij është duke marrë pjesë në Panairin e 24 të Librit, që po mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Share: