Shpërndahen certifikatat për studentët pjesëmarrës në trajnimet për zhvillim softueri

22 Mars 2023
Certificates are distributed to students participating in software development training

Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, Jusuf Qarkaxhija, ka shpërndarë certifikatat për studentët të cilët morën pjesë në trajnimin dy mujor për zhvillues softueri, të organizuar nga Kolegji AAB. Pjesë e këtij trajnimi ishin disa module, të cilat përbënin hapat bazikë e deri te ata më të avancuar.

Studentët pjesëmarrës u shprehën të kënaqur me rezultatet që kanë arritur, ndërsa u njoftuan se edhe në të ardhmen do ketë trajnime të ngjashme të cilat ndihmojnë ata të avancojnë edhe praktikisht.

Share: