Shtatë studente të Kolegjit AAB punësohen në institucionin parashkollor “Dua”

31 Tetor 2022

Bashkëpunimet e Kolegjit AAB me institucionet parashkollore kanë ndihmuar studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale që të jenë të qasshëm në tregun e punës. Shtatë studente nga Fakulteti i Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, tashmë punojnë si edukatore në kopshtin parashkollor “Dua”.
Drenushë Gashi njëherit menaxhere e kopshtit, Valza Konjuhi, Elizabeta Hoxha, Vanesa Elezaj, Ardita Veliqi, Floriana Morina janë studentet e Kolegjit AAB, të cilat janë punësuar si edukatore në këtë kopsht.
Ky institucion gjendet në komunën e Fushë Kosovës, ku bëjnë pjesë fëmijët e grupmoshave 0-6 vjet, ndërsa vazhdon të ofrojë kushte shumë të mira për lëndët praktike të programit të Shkencave Sociale në Kolegjin AAB, për çdo gjeneratë studentësh.

Share: