Shtëpia Botuese AAB, botoi librin më të ri “Analiza financiare me auditim”

31 Janar 2019

Libri më i ri i botuar nga Shtëpia Botuese AAB “Analiza financiare me auditim”, i autorit, Nazmi Iballi, përmban të dhëna të mjaftueshme për studim, sipas të cilave studentët dhe të interesuarit e tjerë do të kenë mundësinë e thellimit të njohurive të tyre në fushën e financave në njërën anë, si dhe analizës së këtyre të dhënave në anën tjetër.

Autori i këtij libri, njërësh edhe mësimdhënës në Fakultetin Ekonomik në AAB, prof. dr. Nazmi Iballi tregoi se ky libër përmban të dhëna të mjaftueshme për studim.

“Besoj dhe konsideroj se ndoshta kemi arritur arritur që studentëve t’u ofrojmë një tekst i cili në vete përmban aspekte teorike, shembuj praktik, module të ndryshme, të cilat në bazën e trajnimit dhe shtjellimit studimor hulumtues, kanë një orientim bazë i cili është i afërt me zhvillimet aktuale në fushën e analizës financiare” theksoi autori Iballi.

Ky libër i dedikohet studentëve, kontabilistëve, analistëve financiar, përgjegjësve të menaxhmetit financiar si dhe vendimmarrësve të tjerë, qoftë në biznese të ndryshme, koorporata apo institucione.

 

Share: