Interesim i madh i lexuesve për botimet e Shtëpisë Botuese AAB, po vërehet gjithnjë e më shumë edhe këtë vit në Panairin e Librit 2019, i cili po mbahet në Prishtinë e në të cilin po marrin pjesë botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e diaspora.
Janë dhjetëra tituj nga fusha të ndryshme me të cilët Shtëpia Botuese AAB po prezantohet në panairin e sivjetmë.
Përfaqësuesi i Shtëpisë Botuese AAB, Urim Sallauka tregon se këtë vit AAB ofron 50% zbritje në të gjitha botimet. Ai tutje shtoi se interesimi i vizitorëve për botimet e AAB-së ka qenë mjaft i madh që nga hapja e panairit: “Shtëpia Botuese AAB sikur edhe viteve të tjera po merr pjesë në Panairin e Librit në Prishtinë, interesimi i lexuesve është tejet i madh, madje ka kaluar edhe pritjet tona. Duke e pasur parasysh që po marrin pjesë Shtëpi Botuese nga vendi e rajoni, AAB ka vizitorë të shumtë, duke filluar nga studentët e deri tek vizitorë të tjerë”, tha Sallauka.
Panairit i 21-të i librit në Prishtinë do të vazhdojë të jetë i hapur për vizitorë deri me datë 9 qershor 2019.
Kujtojmë se Kolegji AAB të gjitha Shtëpitë Botuesi që po marrin pjesë në këtë panair do t’ i presë në Panairin Vjeshtor të Librit i cili do të organizohet nga Kolegji AAB në tetor të këtij viti.